Pas tre vitesh lidhje, Mel B, 47-vjeçe, i tha “Po” propozimit për fejesë nga Rory McPhee.
Propozimi u bë në një hotel luksoz në Berkshire. Mel B ishte shumë e lumtur në ato momente dhe shpërtheu në të qara nga gëzimi.
Një burim për “The Sun” tha se pas gjithçkaje që artistja ka kaluar, ishte një moment vërtet i rëndësishëm për të.
“Ai është absolutisht e kundërta e shumë burrave me të cilët ajo ka patur marrëdhënie”, duke shpjeguar se si ai i ka treguar asaj se burrat mund të jenë të kujdesshëm dhe të besueshëm.
Ky burim për “The Sun” e përshkroi të fejuarin e yllit të Spice Girls si djalë normal, me këmbë në tokë, dhe që dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave.
Kujtojmë që artistja ka qenë dy herë e martuar por martesa e saj e fundit 10-vjeçare me Madison Brown Belafonte ka qenë abusive si nga ana fizike, ashtu dhe emocionale.



















