KreuBusull

Zbulohet shkaku i vdekjes një javë pas humbjes së yllit të “Harry Potter”!

Aktori i njohur për rolin e tij në filmat e “Harry Potter”, Robbie Coltrane, vdiq nga mosfunksionimi i organeve.

Shkaku i vdekjes së yllit 72-vjeçar është bërë publik 10 ditë pas ngjarjes së trishtë, shkruan “Metro”.

Certifikata e vdekjes së yllit të Harry Potter gjithashtu vuri në dukje se ai kishte vuajtur nga sepsis, infeksion i traktit të poshtëm të frymëmarrjes dhe bllokim i zemrës.

Prej disa vitesh, ai kishte probleme me shëndetin, duke përfshirë osteoartritin, i  cili i shkaktonte dhimbje të zgjatura dhe “paralizuese”.

Kujtojmë që në vitin 2016, Coltrane u shfaq në një intervistë televizive pak pas diagnostikimit të tij ku rrëfeu mbi sëmundjen. Aktori skocez tha se “ndiente dhimbje gjatë gjithë ditës” dhe me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale zbuloi se në njërin prej gjunjëve të tij nuk kishte mbetur më as kërc.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF