Gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne spektaklit “Dance Albania” iu bashkuan dy konkurrentë, Melisa dhe Visjan Ukcenaj, ku ky i fundit u kthye në protagonistin e natës.
Aktori gjatë gjithë spektaklit shkëmbeu batuta me Ermal Mamqin, një nga anëtarët e jurisë së “Dance Albania”, duke shkaktuar të qeshura jo vetëm te konkurrentët, publiku dhe gjithë të pranishmit, por momente shumë të bukura televizive për gjithë shqiptarët.
Pjesë nga biseda plot humor e dy aktorëve:
Ermal Mamaqi: Nuk e di a jam më shumë i kënaqur që ke ardhur ti apo Marjana sot, sigurisht që jo ti.
Visjan Ukcenaj: Unë do të isha i shqetësuar nëse do të jesh kënaqur që po vij unë, ka një problem.
Ermal Mamaqi: Ishe pak i ngurtë, megjithatë duket qartë…
Visjan Ukcenaj: Është prania jote që më ngurtëson Ermal, më intimidon prania jote, të lutem.
Ermal Mamaqi: Po duket që e ke marrë seriozisht dhe më pëlqeu kjo gjë, e ke marrë seriozisht, jo si “Klanifornia”.
Visjan Ukcenaj: Është e vërtetë sepse aty i themi të vërtetat duke qeshur.
Ermal Mamaqi: Sigurisht do e kisha shijuar më shumë të paktën bluzen që të tregon ca gjëra.
Visjan Ukcenaj: Patjetër.
Ermal Mamaqi: Kaq kisha.
Visjan Ukcenaj: Imagjino ta nxjerrësh ti kështu. Lemeriset Iliri fare, që të ka shok, s’të paskam njohur kështu. Faleminderit Ermal për komentet pozitive



















