KreuBusull

Kastro dedikim djalit: Isha fëmijë kur ti me dhe emrin baba!

Këngëtari i njohur Kastro Zizo feston sot ditëlindjen e djalit të tij të madh, Dankan, i cili bën 16 vjeç.

Në këtë ditë të shënuar Kastro ka bërë një dedikim tejet emocionues në rrjetin e tij social Instagram.

“Ishte një mëngjes vjeshte kur erdhe në jetë, kur tëmora për herë të parë në krahë. Kur pa kuptuar më kaploi një ndienje që me mbushi…isha për vete “fëmijë” dhe ti ma dhe emrin Baba duke më bërë njeriun më të lumtur në botë. Sot, të shoh dhe “mbushem” sërish për djalin që kam, për burrin që ti je bërë. Jam krenar për ty bir. Gëzuar ditëlindjen, të gëzoftë shpirti! Të do babi shumë”, ka shkruar ai.

Djali i Kastros jeton në Barcelonë, ku dhe ka nisur karrierën e tij si futbollist.

Kujtojmë që këngëtari së fundmi ka nisur një eksperiencë të re televizive, si konkurrent në “Dance Albania” në televizionin Klan.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF