Cardi B ka sulmuar Madonnan pas postimit që këngëtarja bëri, duke u shprehur se për shkak të hapjes së saj për intimitetin dhe identitetit seksual, artistet e tjera janë në gjendje të shprehen lirshëm në muzikë.
Madonna shkroi se ishte intervistuar nga njerëz me mendje të ngushtë që u përpoqën ta turpëronin për fuqizimin e saj si grua, “Më quanin një shtrigë dhe djall. Tani Cardi B mund të këndojë për WAP-in e saj. Kim Kardashian mund të dalë e zhveshur në kopertinën e çdo reviste. Miley Cyrus po ashtu të publikojë videoklipin, ‘Wrecking Ball’, shkroi artistja duke e shoqëruar postimin me një emoji kllouni.
Pas këtij postimi Cardi reagoi ndaj duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj këngëtares.
“Unë i kam bërë homazhe kësaj gruaje shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë. Ajo mund të thotë mendimin e saj pa vënë emoji të kllounit dhe pa ofenduar të tjerët”, shkroi reperja në një postim. “Këto ikona të zhgënjejnë kur hyn në industri dhe i njeh nga afër”.



















