KreuBusull

WhatsApp del jashtë funksionit!

Një nga aplikacionet më të përdorur, WhatsApp ka dalë jashtë funksioni.

Mijëra përdorues kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.

WhatsApp, në pronësi të “Meta”, thuhet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga zotëruesit e aplikacionit.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve. Ndërkohë që sot ka vetëm problem WhatsApp, vitin e kaluar, gjithashtu në tetor, një ndërprerje totale errësoi sistemet e të tri rrjeteve sociale në të njëjtën kohë, përfshi Facebook dhe Instagram.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF