Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë të martë te “Rudina”, ku ka bërë parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit.
“Kemi të martën hënën e re dhe ndodh një eklips në Akrep, do të kemi pasion, por do të merremi dhe me anën ekonomike. Shenjat që do ta ndjejnë më shumë janë shenjat fikse, të lindur në ditët e para të shenjës, Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët”, tha Meri.
Dashi 2 yje
Eklipsi për ju ndodh në çështjet ekonomike dhe personale. Do digjen shumë pasione dhe një çështje do çohet deri në fund, gjë që është shumë e fortë, është një javë që i trondit psikologjikisht dhe shpirtërisht. Do merren me borxhet.
Demi 1 yll
Eklipsi ndodh përballë shenjës së tyre dhe ndodh një gjë shumë e rëndësishme me partnerin, me bashkëpunimet, me ofertat ekonomike, me pasionet, me xhelozitë. Të gjitha këto do krijojnë një stumbullar, por Demët janë të fortë.
Binjakët 1 yll
E kanë pak të vështirë këtë javë pasi do fusin pasionin në çështje pune. Një gabim mund të ndodhë dhe do ndihen të pafalshëm. Do jenë në një trysni të madhe pune. Duhet të merren dhe me shëndetin.
Gaforrja 3 yje
Eklipsi i ëmbëlton shumë erotikisht, do ndihen mirë. Do bëjnë gjëra që u pëlqejnë, do takojnë dikë që u pëlqen. Mund të kenë dhe njihje karmike, që do të thotë që një fat i destinuar për ta do bëhet prezent këtë javë.
Luani 2 yje
Hëna e re për ta ndodh në çështjet familjare dhe i trondit pak themelet për ta, vendos kushte të reja për ta. Do përballen me situata të rëndësishme, ekonomike, familjare.
Virgjëresha 4 yje
Hëna e re i jep mbështetje, ide, bashkëpunime jashtë mase të mira ekonomike, të cilat mund t’i përparojnë goxha mirë. Bashkëpunimet do jenë të rëndësishme në këtë periudhë.
Akrepi 5 yje
Dielli është futur në shenjën e tyre, Hëna e re ndodh në Akrep, Afërdita është në shenjën e tyre prandaj ndodh diçka shumë e rëndësishme në jetën e tyre, sidomos për ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Këto janë ngjarje të destinuara dhe shumë njerëzve do u ndryshohet jeta.
Shigjetari 2 yje
Do ndihen të mbyllur, jo të shprehur, nuk do kenë besim, siguri dhe këtë periudhë nuk do kenë energjinë për të vepruar.
Bricjapi 3 yje
Do ndihen të mbështetur këtë periudhë. Do marrin energji të mira.
Ujori 5 yje
E vetmja shenjë që këtë tre mujorsh mund të kërkojë dhe mund të avancojë shumë në lidhje me karrierën, me jetën personale, fejesa, martesa, ndryshime të mëdha sidomos ata të lindur në dhjetëditëshin e parë.
Peshqit 5 yje
Do ndihen mirë për një fillim të ri, fantazi të re, ëndërr të re, një udhëtim, një punë e re.



















