KreuBusull

Cindy realizon një padjeshkë të vështirë; Ermali: Ëndrra ime, të më ngrejë njëherë Dioni!

Cindy Marina është një nga konkurrentet më të forta në “Dance Albania”, e cila ka arritur të triumfojë në dy nga netët e spektaklit duke rrëmbyer dy kupa.

Këtë të hënë edhe pse nga dy anëtarët profesionist të jurisë Klaudia Pepa dhe Ilir Shaqiri e cilësuan performancën e saj të pamjaftueshme, ajo dhuroi një performancë të bukur, duke realizuar edhe një padjeshkë shumë të vështirë.

Ky realizim i pëlqeu shumë Ermal Mamaqit, aq sa me humor ai tha se kishte ëndërr që Dioni, balerini që konkurron me Cindyn, ta ngrejë njëherë për të realizuar këtë padjeshkë.

Pjesë nga biseda:

Ermal Mamaqi: Cindy më pëlqeu shumë dhe të them të drejtën, Dioni është ai që fshihet pas këtij suksesi. Desha të di kjo dora e Dionit si karrige, nga ato karriget e larta…

Ilir Shaqiri: Është stucchi, vjen nga rusishtja dhe ulesh si në karrige.

Alketa Vejsiu: Bëjeni edhe njëherë.

Ermal Mamaqi: Jo, jo mos e bëni se duhet të ketë dhimbje kjo gjë për Dionin

Ilir shaqiri: Bravo i qoftë Dionit që realizon një padjeshkë të tillë me një jo balerinë.

Ermal Mamaqi: Dioni desha të them është ai që fshihet pas një suksesi dhe ëndrra ime është të më ngrejë njëherë Dioni. 

Dioni: Absolutisht, është një nga padjeshkat më të vështira në profesionin tonë. Do një koordinim të partneres dhe të partnerit. Pra është shumë e vështirë dhe e kemi realizuar shumë mirë megjithëse kemi pasur shumë frikë për këtë. Sepse në momentin që je lartë mund të ndodhë gjithçka. I ka ndodhur edhe profesionistëve të bien nga lartë. Kemi punuar ta nxirrnim një numër të tillë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF