Aktori dhe komediani amerikan, Leslie Jordan ka humbur në moshën 67-vjeçare, si pasojë e një aksidenti në Los Angelos.
Ylli, i njohur për rolet e tij në “Will and Grace” dhe “American Horror Story”, humbi menjëherë jetën pasi makina e tij u përplas me një ndërtesë.
“Të dish se ai është larguar nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është i vetmi ngushëllim që mund të ketë sot”, tha David Shaul, publicisti i aktorit.
Leslie Jordan mori më së shumti famë kur luajti në serialin “Will and Grace”, ku ai luajti si Beverley Leslie, një rol për të cilin ai fitoi një Emmy Primetime në 2006.
Leslie ishte i famshëm për shfaqje të tjera televizive si “Hearts Afire”, “The Cool Kids”, “Call Me Kat” dhe “American Horror Story”.



















