KreuBusull

Në 150 vjetorin e krijimit, Shiseido lancon super serumin antirrudhë!

Ky vit shënon 150 vjet nga krijimi i brandit të famshëm japonez të kozmetikës Shiseido. Për të kremtuar këtë përvjetor jubile drejtuesit e markës kanë lancuar krijimin më të ri të kujdesit të lëkurës ‘Shiseido BOP Skin Filler’. Një serum i fuqishëm antirrudhë që do të ndryshojë përjetësisht rregullat e natyrës, duke lejuar këdo që të plaket bukur por pa harruar të jetojë duke legjitimuar edhe më shumë moton e njohur të brandit japonez ‘Nga jeta vjen bukuria’.

Serumi New Bio-Performance është qasja futuriste e Shiseido ndaj kozmetikës, e cila mundësohet nga bio-teknologjitë e avancuara. Produkti më i ri Skin Filler vjen nga kërkimi novator 40 vjeçar i Shiseido mbi Acidin Hyaluronic për të ndihmuar në arritjen e rezultateve dramatike të lëkurës. Ky serum punon nëpërmjet teknologjisë Molecushift duke zvogëluar me sukses molekulat e Acidit Hialuronik për të depërtuar më thellë në shtresat e lëkurës. Me të depërtuar në lëkurë këto molekula më pas zgjerohen në vëllim nën epidermë duke krijuar një pamje të fortë dhe të ngritur.

Skin Filler përbëhet nga një aplikim me dy serume ditë dhe natë. Natën, Serumi Infill shpërndan me saktësi molekula të acidit hialuronik thellë në lëkurën tuaj. Dhe të nesërmen në mëngjes, Serumi i Zgjerimit të Plotë është krijuar për të zgjeruar molekulat përsëri në madhësinë e tyre origjinale për të krijuar një shtresë shtesë ruajtëse të lagështirës që e shtyn lëkurën për një pamje të ngritur.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF