Kanye West nuk do të jetë më në gjendje ta quajë veten miliarder. Ai e humbi këtë status pasi Adidas i dha fund marrëdhënies me reperin për komentet dhe qëndrimet e tij fyese që kanë nxitur grupet e urrejtjes.
Marrëveshja me Adidas e çonte pasurinë e Kanye West në 1.5 miliardë dollarë në vlerë neto. Ndërkohë pa Adidasin Forbes pretendon se West ka një pasuri prej 400 milionë dollarësh.
Pas deklaratave të shumta kundër komunitetit hebre, Adidas e prishi marrëveshjen me Kanye West.
“Adidas nuk toleron antisemitizmin ose ndonjë lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania atletike në një deklaratë të martën pas serisë së komenteve antisemitike të West. “Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme dhe shkelin vlerat e diversitetit dhe përfshirjes, respektit reciprok dhe drejtësisë së kompanisë”.
Marrëdhënia mes Kanye West dhe Adidas filloi në vitin 2013, kur të dy lançuan markën Yeezy.
Kujtojmë që Adidas nuk është marka e vetme që u largua nga marrëveshjet me West. GAP, Balenciaga dhe Vogue i dhanë fund lidhjes me Ye.



















