KreuBusull

Elon Musk blen Twitter: Marrëveshja është mbyllur!

Elon Musk ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e Twitter për shumën prej 44 miliardë dollarësh.

“Zogu është liruar”, shkroi në Twitter Musk si një referencë për mbylljen e marrëveshjes.

Twitter akoma nuk e ka konfirmuar blerjen, por një investitor në kompani tha për BBC News se marrëveshja ishte mbyllur.

Musk ka qenë kritik ndaj politikave të Twitter dhe kjo padyshim që do të sjellë reagime nga përdoruesit dhe punonjësit e këtij rrjeti social.

Sipas raporteve të mediave amerikane, shefi financiar Ned Segal dhe drejtuesi më i lartë ligjor dhe politik i firmës, Vijaya Gadde nuk janë më pjesë e kompanisë. Bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone falënderoi Agrawal, Segal dhe Gadde për “kontributin e tyre kolektiv” në biznes.

Musk tha se ai bleu platformën e mediave sociale për të ndihmuar njerëzimin dhe ai donte që “civilizimi të kishte një shesh të përbashkët dixhital”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF