KreuBusull

‘Ta gëzosh ditën e lindjes Roza ime’; urimi i ngrohtë i Dhimitër Anagnostit për të shoqen Roza Anagnosti!

Aktorja e shquar shqiptare Roza Anagnosti ka festuar ditën e djeshme (27 tetor) ditëlindjen e 79-të të jetës. Ylli i Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, me siguri ka marrë qindra mesazhe urimi në ditën e saj të lindjes nga miq, familjarë, kolegë e dashamirës, por në morinë e tyre disa fjalë zemre për aktoren nga bashkëudhëtari i saj i jetës Dhimitër Anagnosti nuk mund të na linin indiferent.

‘Ta gëzosh ditën e lindjes Roza ime’; ka qenë urimi i ngrohtë i regjisorit të njohur për të shoqen.

Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër. Ajo është një aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti.

Roza Anagnosti filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe ishte vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.

Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF