Ylli i muzikës botërore Rihanna bëri daljen e saj të parë në tapetin e kuq që pas lindjes së djalit, duke tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë tepër elegant teksa mori pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” me të dashurin e saj ASAP Rocky mbrëmjen të mërkurës.
Kjo dalje vjen vetëm disa ditë pasi Rihanna shpalli rikthimin e shumëpritur në muzikë.
Dyshja, e cila mirëpriti një djalë më 13 maj në Los Angeles, pozoi për foto teksa u shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Ata kanë zgjedhur të jenë të rezervuar për sa i përket djalit, duke mos publikuar asnjë fotografi me të. Madje as emrin nuk e kanë bërë të ditur për mediat.



















