KreuBusull

Merr fund lidhja 7-vjeçare; David Guetta ndahet nga e dashura 24 vjet më e re!

DJ i njohur në mbarë botën David Guetta thuhet se është ndarë nga e dashura e tij Jessica Ledon pas shtatë vitesh së bashku.

Aktorja 30 vjeçe, dhe DJ francez, 54, thuhet se kanë kërkuar kohë për lidhjen e tyre shtatëvjeçare, teksa përpiqeshin t’i bënin gjërat të funksiononin për shkak të angazhimeve të shumta.

Një burim tha për gazetën “The Sun” se DJ ka qëndruar gjatë verës në Ibiza ndërsa Jessica në Shtetet e Bashkuara, “Ata kanë aq shumë momente së bashku sa të gjithë ne rreth tyre menduam se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk ka funksionuar kështu”.

Më tej burimi ka shtuar se ka ende shpresa për ribashkim, “Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë se do t’i rregullojnë gjërat”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF