KreuBusull

Gerard Pique viziton Shakirën në shtëpinë e saj!

Teksa Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me procesin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpinë e kolumbianes menjëherë pas publikimit të këngës së re “Monotonía” ku këngëtarja flet për fundin e lidhjes së tyre me disa fraza të drejtpërdrejta për të.

Gjatë vizitës së Piques në shtëpinë e tyre, këngëtarja ka qenë aty me fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan.

Lojtari mbërriti me Porsche-n, duke u përpjekur t’u shmangej gazetarëve që ndodheshin në hyrje të shtëpisë, për të marrë fëmijët e tij.

Pique qëndroi në shtëpi për gati 10 minuta, vizita e tij e parë kjo në shtëpinë e këngëtares që kur ata njoftuan ndarjen e tyre në qershor.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF