Supermodelja Gisele Bundchen dhe ylli i futbollit amerikan Tom Brady kanë konfirmuar të gjitha thashethemet që po qarkullonin për ndarjen e tyre.
Çifti i njohur i ka dhënë fund martesës pas 13 vitesh. Ata kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e dy fëmijëve Benjamin dhe Vivien dhe ndarjen e aseteve, e cila është vlerësuar në rreth 600 milionë dollarë.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga vetë ata me anë të një postimi më rrjetin social Instagram, “Në ditët e fundit, unë dhe gruaja ime kemi finalizuar divorcin pas 13 vitesh martesë. E morëm këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën tonë së bashku, sigurisht e dhimbshme dhe e vështirë, siç është për shumë njerëz që kalojnë të njëjtën gjë çdo ditë nëpër botë. Jemi me fat, me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah njeri-tjetrit së bashku si prindër për t’u siguruar që ata të marrin gjithmonë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë”, ka shkruar 45-vjeçari Tom Brady.
Ndërkohë 42-vjeçarja Gisele Bundichen ka shkruar, “Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por tani ne jemi të ndarë, është e vështirë të përballemi me këtë, por ndihem me fat për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë Tomin më të mirën.. Kërkoj me mirësi që të respektohet privatësia jonë në këtë moment delikat. Faleminderit”.



















