Moderatorja e njohur Orinda Huta vazhdimisht në mediat sociale ka ndarë momente të cilat kanë treguar marrëdhënien e mirë që ajo ka me vjehrrën e saj.
Së fundmi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur Orindën nëse është pro apo kundër jetesës me vjehërrit.
Moderatorja nuk nguroi të përgjigjej se është kundër, pasi nuk ka rehati për askënd.
“Xhan shumë. Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër, nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtëpinë e vete. Ndihmën më të madhe e marr nga ajo por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë”, ka shkruar Orinda përmbi një foto të ëmbël, ku shfaqet me vjehrrën dhe të bijën.