KreuBusull

5 ristitë e fundit në teknologji

Mini Pokemon

Marka e njohur britanike e automobilave Mini ka bashkëpunuar me Pokémon duke zhvilluar një makinë konceptuale me temë Pikachu me të cilën hapi Concept Aceman, modelin tërësisht elektrik. Mini crossoveri elektrik fokusohet në gamifikimin me efekte spektakolare në dritat e përparme dhe të pasme.

Droni Ryze 

Ryze krijoi një dron unik në bashkëpunim me DJ. Rezultati: një katërkopter i thjeshtë dhe i lehtë, për ata që e kanë hobi regjistrimin e imazheve nga qielli. Droni fluturon edhe në vendet më të pamundura duke realizuar imazhe spektakolare falë kamerës 5 MP e cila regjistron video HD me 13 minuta autonomi fluturimi.

Ducati Streetfighter

Lamborghini dhe Ducati, dy marka italiane shumë të famshme në prodhimin e makinave dhe motorëve, janë bashkuar për të sjellë atë që është quajtur Ducati Streetfighter V4 Lamborghini. Motori fantastik ka një pamje të jashtme të frymëzuar nga Huracan STO dhe pritet të dalë në treg në Pranverën e vitit 2023

Iphone 14

Apple prezanton modelin e ri të iphone 14, në versionin standard dhe plus: iPhone 14 ka një ekran 6.1 inç, ndërsa 14 Plus ofron një ekran të madh 6.7 inç dhe chip A15 Bionic. Kamera e përparme 12 megapixel ka sensor stabilizues, por risi konsiderohet jetëgjatësia e baterisë, më e mirë që ka pasur Apple deri tani.

Beat x Kim

Qëndro me stil si Kim Kardashian me koleksionin Beats Fit Pro dedikuar ikonës së njohur amerikane. Modeli vjen në tre nuanca neutral, maja e krahut ngjan me një valë duke siguruar rehati maksimale, kjo edhe falë opsionit prej silikoni. Me ajrim për lehtësimin e presionit, ato mund t’i mbani gjatë punës dhe stërvitjeve.

Botuar në BORDO, Tetor 2022

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF