KreuBusull

Nesër ndryshon ora; akrepat shkojnë 60 minuta pas!

Këtë të diel, më 30 tetor, në orën 03:00, akrepat e orës kthehen pas 60 minuta, duke bërë të mundur që të gjithë flemë një orë më shumë gjumë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit përfundon ora verore. Akrepat do të kthehen 60 minuta prapa deri në fundjavën e fundit të marsit.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kujtojmë që BE do të heqë dorë nga ndryshimi 2 herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF