KreuBusull

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit Enver Hyseni

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Enver Hyseni në moshën 71-vjeçare. Lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka bërë të ditur Teatri Migjeni Shkodër. Homazhet do të mbahen ditën e sotme, me datë 30 tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”.

Kush ishte Enver Hyseni

Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ai studio në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i nderprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare ai luajti më shumë se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Ai punoi me regjisorë si Serafin Fanko dhe u pikasi për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bënë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshtar-malësor. Ishin keto rolet që ai shprehej më shumë emocione.

Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë. Ne keto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojme ne te shkuaren ne dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF