KreuBusull

Në një romancë të re? Eneda Tarifa fotografohet duke u puthur e përqafuar me basketbollistin!

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa rreth 5 vite më parë i dha fund marrëdhënies së saj me Erjon Zaloshnja.

Së fundmi këngëtarja nuk është më beqare dhe këtë e tregojnë më së miri fotot që po qarkullojnë në mediat sociale.

Ajo është shfaqur krah një djali, me të cilin duket mjaft të lumtur dhe të dashuruar. Personi që i ka rrëmbyer zemrën Enedës është Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Mbetet për t’u parë nëse vetë këngëtarja do të reagojë në lidhje me fotot e publikuara, duke ndarë diçka më shumë me publikun..

Kujtojmë që Eneda dhe ish-partneri i saj janë prindër të një vajze, Arias.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF