KreuBusull

E bija prej 2 vitesh jeton në Kanada; Eno Popi flet për vështirësinë e të qenit larg saj!

Moderatori i njohur Eno Popi ka qenë i ftuar së fundmi në “Më lër të flas”, ku mes emocionesh rrëfeu detaje nga jeta e tij private.

Ai tha se prej gati dy vitesh tashmë ka një jetë mes Kanadasë dhe Shqipërisë, pasi bashkëshortja e tij jeton atje për shkak të karrierës.

Ai u shpreh se ka qenë shumë e vështirë të qëndrojë larg vajzës, dhe para saj nuk i hyn asgjë në sy.

“Ndodh kështu për gati 2 vite e pak sepse Atena dhe Livi jetojnë atje, (Kanada). Atena ka të njëjtin profil dhe formim si ty. Ajo vjen nga fusha e imazhit, dizajnit edhe ka ndërtuar një karrierë  si graphic designer është dashur të ndjekë një shkollë profesionale shumë të mirë dhe aty ka gjetur një kontratë pune.

 

Në periudhën që iu desh të bënte këtë lëvizje, Livi ishte shumë e vogël, 1 vjeç e pak, tani është 4. Ishte shumë e drejtë që të qëndronte me Atenën në atë moment, ishte një periudhë që unë kisha projekte në Top, e bëra vajtje-ardhje paralelisht, më pas pandemia në mes, edhe distanca bëri të vetën. Unë kam qëndruar me time bijë në periudhën e këtij shkurti të këtij viti dhe vjeshtës. Kur të bëheni vetë do e kuptoni që juve asgjë nuk do t’ ju kishte hyrë në sy para tyre”, tha Eno.

Kujtojmë që Eno Popi aktualisht moderon dy projekte në ekranin e Top Channel, spektaklin “Dancing With The Stars” dhe “Startop”.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF