KreuBusull

Jo vetëm Rita Ora, zbuloni artistet shqiptare që do të performojnë në ”MTV EMA”!

Lajmi se këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi do të drejtonin “MTV EMA” padyshim na gëzoi të gjithëve.

Por Rita Ora nuk do të të jetë shqiptarja e vetme që do të ngjitet në skenën e madhe.

Në mesin e artistëve që janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti, janë edhe: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ndërsa Ava Max, Beba Rexha, David Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit “I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiësto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.

Harry Styles kryeson nominimet duke marrë shtatë prej tyre, përfshirë artistin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë. Taylor Swift pason me gjashtë nominime.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF