Pavarësisht problemeve dhe ndarjes së Shakiras dhe Gerard Pique, gjithçka duket se është vetëm mes çiftit, pasi në familjen e yllit kolumbian ata ende e konsiderojnë futbollistin e skuadrës së Barcelonës pjestar të familjes së tyre.
Nëna e artistes foli me përfaqësues të mediave jashtë spitalit Teknon-Quiron në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane.
Teksa u pyet nëse Pique është ende pjesë e familjes së Shakirës, ajo tha, “Sigurisht, po, ne jemi ende familje”,
Mësohet që Pique është një nga ata persona që nuk ka reshtur së shqetësuari për atë që po ndodh me zotin Mebarak, i cili madje ka vizituar vjehrrin e tij në spital, gjest për të cilin familja e Shakirës i është mirënjohës.
Kështu, duket qartë se pavarësisht problemeve mes lojtarit dhe këngëtares dhe mosmarrëveshjes që kanë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, afeksioni i Pique për vjehrrin është ende i paprekur dhe ai kujdeset për gjithçka që ndodh me të.
Zonja Nidia del Carmen u pyet gjithashtu nëse Shakira ishte këtë të diel në spital me të atin dhe përgjigja ishte ‘po’, diçka që këngëtarja e ka bërë çdo ditë për të qenë në dijeni për shëndetin e babait të saj 91 vjeç.



















