Në spektaklin e kësaj të hëne në “Dance Albania” u festua Hallouini.
Një nga konkurrentët që spikati ishte Cindy Marina, e cila për këtë Hallouin kishte zgjedhur një ‘look’ ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
Ajo kishte vendosur paruke brune dhe kishte veshur nje fustan të kuq, shoqëruar me një vello në po të njëjtën ngjyrë.
Cindy Marina është rritur në Amerikë, dhe sikurse dhe ajo e tha e ka festuar Hallouinin që e vogël, duke qenë se kjo është një festë që vjen nga tradita amerikane.
Gjithsesi edhe pse Hallouini është dita e ‘horrorit’, Cindy u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar që edhe në këtë festë të jetë e ëmbël.
Më poshtë do të gjeni disa fotografi të Cindyt, të realizuara ndër vite për Hallouin:



















