Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është një nga konkurrentët e spektaklit më të dashur të kërcimit “Dance Albania”.
E teksa po shijon këtë eksperiencë të re, këngëtares i mungon familja e saj, bashkëshorti dhe djali i saj.
Gjatë spektaklit të kësaj të hëne Adelina zbuloi se së shpejti ajo do të bëjë një dasmë, festë të cilën ia kërkon edhe djali i saj 4-vjeçar.
Këngëtarja tha gjithashtu se bashkëshorti i saj dëshiron që të kenë 4 fëmijë. “Kërkon një familje të madhe me shumë fëmijë, ndaj edhe e ka marrë gruan shqiptare”, tha këngëtarja.



















