KreuBusull

E veshur si Audrey Hepburn, Klaudia Pepa kujton sfidat e “Amicit”!

Gjatë spektaklit të kësaj të hëne në “Dance Albania” është festuar Hallouini, ku balerina e njohur, anëtare jurie në spektaklit e kërcimit në Klan, Klaudia Pepa ishte bërë si aktorja e njohur Hollivudit Audrey Hepburn, dhe sikurse në çdo mbrëmje dukej plot sharm dhe elegancë.

 

Pas performancës së Meridianit, Klaudia Pepa u kthye pas në kohë dhe kujtoi e ndau emocionet e sfidave të Amicit, programit të njohur italian ku balerina ka qenë pjesë.

“Më ke kthyer pas në kohë në ato sfidat e Amicit. Kam dal 4 herë në sfidë. Hera e parë ndjesia ime ishte panik, hera e dytë ishte tani do dal se po më nxjerrin në sfid, hera e tretë thashë po më përdorin si gur i fortë”, kujtoi Klaudia, teksa më tej i dha dhe një këshillë Meridianit,

“Shpresoj që dhe ti nëse do të dalësh sërish në sfidë të jetë një shenjë e mirë, por si armën tënde më të fortë duhet të përdorësh duke dhënë maksimumin”.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF