Duke filluar nga dita e sotme, më 1 nëntor, nis aplikimi për panelet diellore. Nismë kjo e ndërmarr nga qeveria për të mbështetur 2 mijë familje shqiptare në krizën energjetike.
Çdo familje mund të aplikojë online në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë për të përfituar nga ky projekt.
2 mijë familjet që do të shpallen fituese, qeveria do t’u mbulojë 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore.
Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike.
Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.