KreuBusull

I puth këmbët babait të sëmurë; Shakira ndan videon emocionuese nga spitali!

Një nga problemet me të cilat Shakira është përballur së fundmi edhe gjendja jo e mirë shëndetësore të babait të saj, William Mebarak, i cili ka pësuar një goditje në tru dhe gjendet në spital.

Në këto momente të vështira që babai i saj po kalon, Shakira i ka qëndruar pranë dhe është kujdesur për të.

Së fundmi ylli i muzikës botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video shumë emocionuse, ku shihet duke u kujdesur për të atin dhe në momentin që Mebarak arrin të lëviz këmbët, Shakora nga lumturia ia puth ato vazhdimisht.

“Dhe jeta është diçka që ndodh mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween”, ka shkruar Shakira krah videos.

A post shared by Shakira (@shakira)

Kujtojmë që Shakira prej muajsh është duke u përballur me ditë dhe sfida të vështira, duke filluar nga ndarja nga futbollisti Gerard Pique, lidhja e tij me dikë tjetër, beteja e tyre për kujdestarinë e fëmijës, e duke vazhduar me problemet me drejtësinë spanjolle për për evazion fiskal.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF