Moti mund të jetë duke u ftohur, por jo ngjyra e flokëve që po zgjidhet nga pjesa më e madhe për sezonin e vjeshtës.
Në tapetin e kuq të “Emmys” ngjyrat që mbizotëronin ishin gështenjat dhe bakri, por edhe biondet nuk bëjnë përjashtim.
Tonet natyrale po i shohim gjithmonë e më shumë te të famshmit tanë të preferuar. “Gështenja është një version i biondes suaj verore dhe një ngjyrë e mrekullueshme për në vjeshtë”, thotë Jennifer Korab, stiliste dhe pronare e Renaissance Salon & Spa.
Kjo bionde në përgjithësi përbëhet nga tone të ngrohta dhe bionde e artë, vazhdon Korab, duke treguar flokët e Jennifer Lopez dhe Hailey Bieber si shembuj klasikë të ‘biondes komode’.



















