KreuBusull

Kiara Tito ‘hap zemrën’: Kam qenë vetëm një herë e dashuruar!

Moderatorja e njohur Kiara Tito së fundmi ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth jetës së saj private dhe lidhjeve të dashurisë.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë vetëm një herë e dashuruar, teksa ka theksuar se dashuria vjen në forma të ndryshme.

“Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca. Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashurojë njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta. Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, u shpreh Kiara.

Kujtojmë që Kiara është përfolur edhe për një lidhje disavjeçare me këngëtarin, Butrint Imerin, edhe pse ata nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se kanë qenë bashkë, por fotot që kanë qarkulluar asokohe kanë treguar të kundërtën.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF