KreuBusull

“Nuk e kam takuar”, Zana Çela flet për drejtoreshën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit!

Zana Çela, e cila prej vitesh ka drejtuar Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ka qenë e ftuar te “Rudina” në televizion Klan këtë të martë, ku ka folur për jetën e saj profesionale.

Mes të tjerave Zana Çela ka folur edhe për festivalin Ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, për të cilin u shpreh se do dëshironte mbështetjen e TKOB, por deri më tani nuk ka marrë ende një përgjigje pozitive.

Gjatë bisedës ajo tregoi edhe marrëdhënien që ka me drejtoren e re të TKOB, Abigela Voshtina, duke zbuluar se nuk e ka takuar, por më parë kanë qenë bashkëpunëtore të afërta.

“Unë nuk jam takuar me Abigielin. Ne të dyja kemi qenë bashkëpunëtore të afërta, se unë isha drejtoreshë e përgjithshme ajo drejtoreshë artistike. Në këtë mënyrë mendoj se ne kemi ecur bashkë. Madje 70% i kalendarit që Teatri i Operës ka tashmë, ka qenë i mbyllur që në kohën kur ishte drejtoreshë Zana Çela. Madje dhe ky festival i Prejlocajt, ka qenë i mbyllur që në muajin shkurt dhe shumë koncerte, përveç premierës  “Cavalleria Rusticana”  që është produksion i ideuar nga Abigieli, të tjerët kanë qenë që në atë kohë. Madje Abigieli nuk ka qenë…”, tha Zana.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF