Moderatorja e njohur Albana Osmani do të rikthehet në ekran pas një mungese relativisht të gjatë.
Burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror të futbollit në RTSH.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Albanës, ndaj na mbetet të presim.
Kujtojmë që Albana prej vitesh ka qenë pjesë e “Top Channel”, ku ka qenë e angazhuar në emisione të ndryshme, si “Fan Club”, “Fiks Fare”, “Top Show”.
Kjo eksperiencë do të ishte diçka e re për Osmanin, pasi nuk ka moderuar më herët një program sportiv.



















