Flor Gjini ka qenë së fundmi i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar nga Top Channel, televizioni ku prej 5 vitesh moderatori ishte pjesë.
Ai tha se kishte ardhur momenti që ai të merrte një ngritje në atë televizion qoftë në anën profesionale, programet që i besoheshin, qoftë në anën monetare.
“U largova nga Top Channel sepse mbylla një cikël me atë televizion, për aq sa kisha punuar këto 5 vite në ekran dhe sepse ne nuk arritëm dot të mbyllnim një negociatë të drejtë për të dyja palët. Ishte bërë goxha angazhim nga ana ime, isha çdo ditë në ekran.
Një besueshmëri që absolutisht unë nuk e mohoj në asnjë moment, një eksperiencë që mua më ka rritur shumë, por janë disa hapa që ti duhet t’i marrësh. Ishte një kërkesë dhe bindje e imja që duhet të kisha një rritje personale dhe kur flas për rritje personale, jo vetëm për rritje profesionale, por edhe financiare. Bisedat kanë qenë intensive me drejtuesit e Top Channel dhe ramë dakord për të mos rënë dakord”, u shpreh ai.
“M’u propozua që deri në janar të isha pjesë e DWTS. Ishin biseda shumë të këndshme me CEO-n e Top-it dhe thashë me vete ok. Doja të kuptoja sa shumë besohej tek unë dhe sesa do vlerësohesha. Në momentin që do të mbyllnim kontratën nuk e pashë të shkruar atë që kishim biseduar. Aty mendova që është momenti të testoj veten në treg të lirë dhe të ndërprisja çdo bashkëpunim. E vlerësova ofertën, por s’isha dakord të isha violinë e dytë, por gjithsesi e vlerësova”, tha Flori.



















