KreuBusull

“Më sulmoi e para”, Dëshmia e Aurona Pelajt trondit po aq sa videoja: Kam mësuar në shkollë që të jemi dominantë!

Videoja ku shfaqej Aurona Pelaj duke dhunuar të moshuarën në azilin e pleqve tronditi mbarë opinionin publik.

Aurona Pelaj është arrestuar dhe së fundmi mediat kosovare kanë publikuar dëshminë e saj e cila është po aq tronditëse sa dhe videoja.

Ajo deklaron se dhunën e ka bërë për t’u mbrojtur pasi sipad saj është sulmuar e para, teksa më tej është justifikuar se në shkollë ka mësuar se me persona që kanë probleme të tilla shëndetësore, si Alzheimer, duhet të sillesh në këtë mënyrë, të jesh dominant, që të kenë frikë e mos të sulmojnë.

“Unë kur kam filluar punën ajo ka qenë banore e shtëpisë dhe nga mjeku është konstatuar se ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë kemi njoftuar doktorin.

Atë ditë, kemi pasur për detyrë që tu ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj kishte ndotur hapësirën. Unë kam dëgjuar një zhurmë te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ndihmoj. Ajo (viktima) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdorur dhunë e as forcë të madhe përveçse të ndaloja sulmin e saj ndaj meje.

Ajo atë ditë ka sulmuar edhe një banore tjetër. Në shkollë kemi mësuar se për personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psiqike, duhet të tregohemi dominant ndaj tyre.

Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por më ka sulmuar ajo e para dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe janë dashur disa veta ta vënë nën kontroll”, mësohet të ketë thënë infermierja.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF