Videoja ku infermierja Aurona Pelaj rrahu të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë tronditi mbarë opinionin publik.
Avokati Arianit Koci ka treguar se infermierja për veprën mund të dënohet me 3 vite burg, por që këtë e vendos prokuroria.
Ai tha se nëse do ta mbronte infermieren, do t’i kishte sugjeruar asaj që të pranojë fajësinë ose të mbrohet në heshtje.
“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose m’u mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë asnjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”, deklaroi avokati.