Aktorja e njohur Michelle Williams është bërë nënë për herë të tretë.
Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, të dytin me bashkëshortin Thomas Kail.
Së fundmi, Williams u pa e buzëqeshur teksa mbante në krahë foshnjën në një shëtitje familjare.
Ajo dhe Kail mirëpritën më parë djalin Hart, tani 2 vjeç, në qershor 2020.
Kujtojmë që aktorja 42-vjeçare është gjithashtu nënë e vajzës 17-vjeçare Matilda me partnerin e ndjerë Heath Ledger.



















