KreuBusull

“Jam e inatosur”, Aktorja e njohur vuan nga skleroza: Unë kurrë s’do ta pranoj!

Që kur Christina Applegate njoftoi se ishte diagnostikuar me sklerozë vitin e kaluar, ajo i ka mbajtur private detajet e shëndetit të saj, me përjashtim të disa postimeve në Twitter.

Tashmë aktorja ka folur për diagnozën e saj të sklerozës së shumëfishtë dhe se si ajo ka ndikuar tek ajo vitin e kaluar.

Applegate njoftoi publikisht diagnozën e saj në një postim në Twitter gushtin e kaluar, duke u thënë fansave: “Disa muaj më parë, u diagnostikova me sklerozë. Ka qenë një rrugë e vështirë. Por siç e dimë të gjithë, rruga vazhdon”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në me “New York Times”, ajo tha se, duke parë prapa, kishte pasur simptoma përpara se të diagnostikohej zyrtarisht, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në ekstremitetet, mungesë ekuilibri. “Do të doja të kisha kushtuar vëmendje”, tha ajo.  “Por kush isha unë për të njohur?”

Në atë kohë, ajo po xhironte sezonin e tretë të “Dead to Me”, dramën e Netflix ku ajo luan përballë Linda Cardellini. Thuhet se prodhimi u mbyll për pesë muaj në mënyrë që ajo të mund të fillonte trajtimin.

Applegate tha se ajo gjeti kohë për t’u pikëlluar dhe “përpunuar humbjen të jetës së saj, humbjen e asaj pjese që ishte e saja”.  Por, shtoi ajo, kjo nuk do të thotë se është në paqe me sëmundjen e saj.  “Pranimi? Jo. Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë. Jam e inatosur.”

“Dead to Me” thuhet se menduan ta mbyllnin përgjithmonë shfaqjen, por Applegate këmbënguli të kthehej, duke thënë: “Ne do ta bëjmë atë, por do ta bëjmë sipas kushteve të mia”.

Me afrimin e premierës së sezonit të ri, më 17 nëntor, aktorja po bëhet gati të rikthehet në sy të publikut.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF