Aktorja Kaltrinë Zeneli bëri publike videon ku një infermiere dhunonte një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Së fundmi aktorja ka deklaruar se po merr kërcënime në rrjetet sociale pas publikimit të videos, madje edhe persona që kanë emrin e njejtë më të.
“Veç mos t’pafsha në rrugë se kam me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di ç’ka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh.
Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, tha Zeneli.



















