KreuBusull

“Dhimbje torturuese”, Selena Gomez rrëfen mes lotësh betejën me sëmundjen e lupusit!

Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë dokumentarit të saj të ri “My Mind & Me” teksa ka folur për sëmundjen e saj autoimune.

Së fundmi ajo kujtoi kur gjendja e saj përkeqësua në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese kudo në trup.

“Tani thjesht dhemb. Sikur, në mëngjes kur zgjohem, menjëherë filloj të qaj se më dhemb, gjithçka. Unë mendoj se e kaluara ime dhe gabimet e mia, janë ato që më shtyjnë në depresion”, tha ajo.

Gomez mori një telefonatë nga mjeku i saj, i cili e informon se dhimbja vjen nga një mbivendosje e Lupusit dhe Miozitit, që shkakton dhimbje dhe dobësim të muskujve. Mjeku sugjeron një dozë tjetër të një ilaçi të quajtur Rituxan, i cili do ta shpëtonte nga dhimbjet e kyçeve për një “vit apo më shumë”.

“Unë thjesht ndihem gjithmonë më mirë kur kam përgjigje, por Rituxan ishte vërtet e vështirë për t’u bërë herën e fundit. Janë rreth katër orë, pesë orë. Është vërtet e vështirë për sistemin tuaj në fillim, por është në rregull”, shtoi ajo më tej.

Ylli i “Only Murders in the Building” shfaqet më pas duke iu nënshtruar trajtimit në një institucion mjekësor dhe pranon se mjekët i dhanë asaj një ilaç “për t’u çlodhur” sepse ajo “nuk mund të durojë të qëndrojë pa lëvizur”.

30-vjeçarja zbuloi në vitin 2014 se kishte Lupus dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta trajtuar atë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF