KreuBusull

Dhunimi i të moshuarës, i hiqet licenca dhe 3 infermiereve të tjera: Dalin emrat e plotë!

 

Dhoma e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim për heqjen e Licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i saj për infermieret, Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi – Gashi, të dyshuara për rrahjen e të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë. Vendimi është marrë në një mbledhje urgjente të këtij organizmi me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve të Kosovës:

U mbajt takimi urgjent me Prokurorin, Këshillin Etik, dhe Kryetarin e OIK.Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me  ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur diten e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

Arsyetim

Këshilli Etik me propozim urgjent të Prokurorit të OIK si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës me Nr. Prot 05-3044 të datës 03.11.2022, nxori vendimin si në dispozitiv.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF