KreuBusull

Selena Gomez flet për herë të parë për fotot me Hailey Bieber!

Selena Gomez ka folur publikisht për herë të parë për foton e saj me Hailey Bieber, duke mohuar akuzat për grindjen e tyre.

Aktorja 30-vjeçare foli për ribashkimin e saj me bashkëshorten e ish-të dashurit të saj Justin Bieber gjatë një interviste të fundit për Vulture.

Kur u pyet se cila ishte “historia” pas ribashkimit të saj me Bieber, Gomez tha se nuk kishte ndonjë dramë mes saj dhe modeles.

  “Po, nuk është asgjë të madhe”, tha ajo, teksa më tej shtoi, “Ka vetëm respekt. Kam vetëm dashuri. Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet asgjë tjetër përveç respektit. E respektoj shumë”.

Një burim pohoi për “Entertainment Tonight” se imazhi kishte për qëllim t’i tregonte botës se nuk ka konflikt mes tyre.

easy dinner ideas
Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF