KreuBusull

Befason Visjan Ukcenaj: Në Dance po bëhet intrigë!

Prej dy javësh aktori i njohur Visjan Ukcenaj i është bashkuar garës së kërcimit në “Dance Albania” dhe nuk e ka pritur mirë faktin që edhe këtë të hënë juria i dha të njëjtin vlerësim me pikë, 6 pikë Klaudia, 7 pikë Iliri dhe 6 pikë Ermali.

Së fundmi gjatë provave të kësaj të enjte për “Dance Albania” ai ka shprehur qartë pakënaqësinë e tij ndaj jurisë.

“Dance Albania nuk është një spektakël kërcimi, po një serial filmi. Një serial me intrigë. Se kush është intriga, kush është i keqi dhe kush është ai që bën si i mirë, por është i keqi do ta zbuloj në spektakël!”, tha Visjani.

Ndërkohë teksa bëhet gati për natën e radhës, Visjani premton se me punën dhe kërcimin e tij do ta detyrojë jurinë të votojë ndryshe!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF