Fotografi i njohur Fadil Berisha prej vitesh numëron suksese të njëpasnjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi fotografi është bërë pjesë e kompanisë globale Nasdaq, dhe kjo arritje do të jetë padyshim një gur i artë në karrierën e tij.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë fotografi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram,
“Faleminderit për mikpritjen Nasdaq”, ka shkruar ai përkrah disa fotografive nga momentet e mikpritjes që kompania globale i ka bërë fotografit.
Nasdaq është një kompani teknologjike globale që përkrah rritjen gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha llojeve.
https://www.instagram.com/p/CkhQkwkN8mg/?igshid=YmMyMTA2M2Y=



















