Majlinda Bregu është një nga politikanet shqiptare e cila gjithmonë ka spikatur edhe për stilin e saj të të veshurit.
Këtë të enjte ajo ka qenë në Samitin e Berlinit, dhe sigurisht që nuk ka gabuar me veshjen që kishte zgjedhur.
Ajo kishte veshur një fustani në ngjyrë tulle, me mëngë të gjata, ku pjesën e sipërme të tij kishte të vendosura kopsa në po të njëjtën ngjyrë.
Një element i rëndësishëm i fustanit ishte rripi, i cili e tregonte edhe me elegante Majlinda Bregun, sekretaren e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Fustanin ajo e kishte kombinuar me nje palë taka ngjyrë nude.
Ndërkohë në lidhje me takimin, Majlinda përkrah fotografive që ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram, ka shkruar,
“Harrohet lodhja, kur të ka duk puna. Sot kemi jo 1 po 3 lajme të mira➡ Liderët e BP nënshkruan në #berlin, 3 marrëveshje të lëvizjes së lirë që janë negociuar nga RCC!
Sigurisht nuk do heqim dorë nga puna për uljen e tarifave #roaming mes BE dhe BP-së Madje shumë shpejt një lajm do e kemi dhe për #roaming”, ka shkruar ajo./bordo.al