KreuBusull

Befason Gerard Pique; tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare!

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

35-vjeçari me anë të një videoje ka thënë se ndeshja me Almerian të shtunë do të jetë e fundit në Camp Nou.

Pique thekson se do të jetë mbështetësi i parë i Barcelonës duke ia transmetuar dashurinë fëmijëve.

“Javët, muajt e fundit, njerëzit kanë folur për mua. Deri më tani nuk kam thënë asgjë, por tani dua të jem ai që flas. Si shumë prej jush, edhe unë kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës. Kam lindur në një familje futbolldashëse. Që në moshë shumë të vogël, nuk doja të bëhesha futbollist, doja të luaja për Barçën. Kohët e fundit kam menduar shumë për atë fëmijë. Nëse do t’i kishin thënë se do t’i përmbushte të gjitha ëndrrat e tij, se do të luante për Barçën, se do të fitonte çdo trofe të mundshëm, se do të ishte kampion Europe dhe Bote, se do të luante me lojtarët më të mirë në histori, se do të bëhej një nga kapitenët e skuadrës… nuk do e mendonte.

Futbolli më ka dhënë gjithçka. Ju, tifozët, më keni dhënë gjithçka. Tani ëndrrat e mia të fëmijërisë janë përmbushur. Dua t’ju them se kam vendosur që tani është koha për ta çuar këtë udhëtim deri në fund. Gjithmonë kam thënë se pas Barcelonës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Ndeshja e kësaj të shtune do të jetë e fundit për mua në Camp Nou. Unë do të bëhem një tifoz i rregullt, do të mbështes ekipin dhe do t’ua transmetoj dashurinë për klubin fëmijëve të mi, siç bëri familja ime me mua. Dhe ju më njihni, herët a vonë do të kthehem. Shihemi në Camp Nou. Visca Barca, gjithmonë dhe përgjithmonë”, ka shkruar Pique.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF