KreuBusull

Johnny Depp i ftuar special në shfaqjen e Rihannas “Savage x Fenty”!

Rihanna ka vendosur që në shfaqjen e saj të ardhshme të modës “Savage x Fenty” të ketë Johnny Depp.

Sipas TMZ, aktori i filmit “Pirates of the Caribbean” nuk do të dalë në skenë, por do të shfaqet në disa momente të shfaqjes.

Rihanna, 34-vjeçare, dhe ekipi i saj iu drejtuan Johnnyt për ta ftuar atë të merrte pjesë dhe ai ishte mëse i emocionuar ta pranonte ftesën.

Johnny, 59 vjeçar, do të jetë njeriu i parë në historinë e “Savage x Fenty” që do të marrë rolin.

Thuhet se ishte ideja e Rihannës që të kishte Depp në eventin e këtij viti. Aktori i “Pirates of the Caribbean” e ka filmuar tashmë pjesën e tij, dhe burimet e përshkruajnë atë si “cool dhe elegant”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF