I eliminuari i kësaj jave nga programi i kërcimit në televizionin Klan “Dance Albania” ishte Meridian Ramcaj.
Së fundmi ai ka marrë në rrjetin social Instagram një mesazh shumë të bukur nga Cindy Marina, një nga konkurrentet e “Dance Albania”.
“Do të na mungosh Meridian Ramcaj. Faleminderit për urimin e bukur”, ka shkruar Cindy, teksa ka ripostuar një postim të Meridianit, ku ndër të tjera ai i ka uruar finalen modeles së njohur.
“Miq te dashur! Ju falenderoj për mbeshtetjen tuaj dhe komentet ne udhetimin tim me Dance Albania. Eksperience e bukur! Me duhet te specifikoj për nje shumice qe me keni shkruajtur ne inbox dhe ndaluar ne rruge: T’u be padrejtesi, ta futi juria! @ilir_shaqiri dhe @klaudiapepa kane qene rreptesisht profesionale ne gjykimin tim!! Andaj zhvishini nga cdo lloj akuze! E verteta eshte qe prisja e mendoja se isha ne kompeticion me cifte te tjera por ishte nje nder te isha me @cindymarinaa @dion_gjinika qe i uroj finalen!”, ka shkruar ai.



















