KreuBusull

Ermal Mamaqi përplaset me Iva Tiçon në Instagram! Ç’po ndodh?!

Ermal Mamaqi pak ditë më parë publikoi librin e tij të parë, “Në garë me veten”, ku ndan gjithë eksperiencat dhe sfidat me të cilat ai është përballur gjatë jetës së tij.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mirëpritur librin, por siç ndodh rëndom ka dhe nga ata që nuk rrinë dot pa ironizuar.

Një gjë të tillë e ka bërë Anisa Kushta në rrjetin e saj social, e cila ka ironizuar librin e Ermalit duke postuar një fotomontazh të kopertinës së një libri të cilin e ka titulluar “Në garë me qentë e lagjes”.

Në postin e kësaj të fundit ka komentuar gazetarja Iva Tiço, e cila shkruante, “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kot më kot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerrë këtë vepër, vetëm duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella shumë, respekte dhe mirënjohje për Juve”.

Pas këtij komenti ironizues ka ardhur edhe reagimi nga Ermal Mamaqi, “Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kot më kot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë, por ngaqë jam fans i Anisës. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, postim të cilin e ka shoqëruar me një emoji me puthje.

Më tej Mamaqi nuk e ka lënë me kaq dhe së fundmi ka bërë edhe nje postim në rrjetin e tij social Instagram, ku shkruan, “Miq tani që u bëra shkrimtar më është zgjidhur goja… Më pëlqejnë njerëzit që i duan qentë por jam shumë kundra atyre që ndjejnë kënaqësi kur e lyejnë trupin me lëng pule dhe e lënë qenin ti lëpijë. (Nul tarifë)”.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF